Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebet e të famshmëve që lindën gjatë vitit 2024

bebet e të fashmëve të Hollywoodit

BuzzFeed ka shkruar se gjatë vitit 2024 ka pasur shumë çifte të Hollywoodit që mirëpriten fëmijët e tyre përfshirë Justin Bieber me bashkëshorten, aktoren e njohur Margot Robbie me bashkëshortin e  atorin Robert Pattinson me partneren.

Modelja e njohur Hailey Baldwin dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Bieber mirëpritën djalin e tyre, Jack Blues Bieber, më 23 gusht.

Aktorja e njohur Olivia Munn dhe aktori, John Mulaney, mirëpritën vajzën e tyre, Méi June Mulaney, më 14 shtator.

Këngëtarja Suki Waterhouse dhe aktori Robert Pattinson mirëpritën një fëmijë, lindjen e të cilit e konfirmuan në muajin prill.

Këngëtarja Ashanti dhe reperi Nelly mirëpritën djalin e tyre, Kareem Kenkaide Haynes, më 18 korrik.

Edhe Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre Showbiz Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre

Artistja Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, sportisti, Cole Tucker konfirmuan në muajin korrik se kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Këngëtarja e njohur Cardi B dhe partneri i saj Offset mirëpritën vajzën e tyre më 7 shtator.

Aktorja e njohur Margot Robbie dhe burri i saj, Tom Ackerley, mirëpritën një djalë, lindjen e të cilit e konfirmoi revista People në muajin nëntor.

Modelja Sofia Richie Grainge dhe bashkëshorti i saj Elliot Grainge mirëpritën vajzën, Eloise Samantha Grainge, më 20 maj.

Këngëtari Wiz Khalifa dhe e dashura e tij, Aimee Aguilar, mirëpritën vajzën Kaydence më 17 korrik.

Edhe Justin Bieber kalon një vit “transformues” Showbiz Justin Bieber kalon një vit “transformues”

Vajza e aktorin të njohur, Arnold Schwarzenegger , Katherine Schwarzenegger dhe aktori, Chris Pratt, mirëpritën djalin e tyre, Ford Fitzgerald Schwarzenegger Pratt, më 8 nëntor.

Artistja Lea Michele dhe Zandy Reich mirëpritën vajzën Emery Sol Reich më 25 gusht.

Artisti Maluma dhe e dashura e tij, Susana Gomez, mirëpritën vajzën Paris Londoño Gomez më 9 mars.

Aktorja Cameron Diaz dhe burri i saj Benji Madden mirëpritën djalin Cardinal Madden më 22 mars.

Edhe Margot Robbie bëhet nënë për herë të parë Showbiz Margot Robbie bëhet nënë për herë të parë

Aktorja Jenna Dewan dhe bashkëshorti i saj, Steve Kazee, mirëpritën vajzën e tyre, Rhiannon Lee Kathryn Kazee, më 14 qershor.

Modelja Miranda Kerr dhe partneri i saj, Evan Spiegel, mirëpritën djalin Pierre Kerr Spiegel më 27 shkurt.