Joaquin Phoenix dhe e fejuara e tij, Rooney Mara, do të luajnë përkrahë njëri-tjetrit në trilerin e ardhshëm, “The Island”
“The Hollywood Reporter” raporton se ylli i filmit “The Joker” dhe aktorja 37-vjeçare, do ta portretizojnë një çift të pasur që shpërngulet në një ishull të braktisur, me qëllimin për të jetuar në privatësi të plotë dhe nga natyra.
Ikja e çiftit nga shoqëria pengohet me ardhjen në ishull të mediave dhe një konteshe të pasur, e cila planifikon ta ndërtojë një resort luksoz atje. Më pas, mes çiftit dhe konteshës ndodhë një luftë psikologjike dhe grindjet e tyre përfundimisht çojnë në vrasje.
Mediat kanë bërë të ditur se puna rreth realizimit të filmit, “The Island”, do të fillojë vitin e ardhshëm. Ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë e lansimit të tij nëpër kinema.
Çifti i njohur i showbizit, Phoenix dhe Mara, u takua gjatë xhirimeve të dramës romantike të vitit 2012, “Her”. Dy aktorët, që kanë luajtur krahas njëri-tjetrit edhe në disa projekte të kaluara, u fejuan në vitin 2019 dhe së bashku e kanë një djalë dy vjeçar të quajtur, River Lee.
-
Ariana Grande përkrah De Niros e Stillerit në trailerin e ri të filmit “Focker In-Law”
-
Daily Mail: Pamela Anderson në lidhje me Liam Neeson
-
Rita Ora dhe Taika Waititi e inspirojnë njeri-tjetrin tërë kohën
-
Anya Taylor Joy tregon se është martuar para dy vjetësh
-
Joe Jonas dhe Sophie Turner po divorcohen