Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jessie J është shtatzënë

Jessie J ka njoftuar se është shtatzënë pasi pësoi një abort më shumë se një vit më parë.

Këngëtarja 34-vjeçare ka kërkuar nga fansat që të jenë “të butë me të” pas ndarjes së lajmit, duke thënë se është shumë e lumtur, raportoi Sky News.

Artistja e hitit “Price Tag”, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Cornish, postoi një video në Instagram për të zbuluar lajmin e lumtur, i cili përfshinte foto të testit të saj pozitiv të shtatzënisë dhe pamje të barkut së saj në rritje.

Disa fytyra të famshme, përfshirë Stacey Solomon, e cila së fundmi bëri të ditur lajmin e saj për shtatzëninë, Kelly Rowland, Ruby Rose dhe Paloma Faith, i kanë dërguar urimet e tyre këngëtares.

“Oh Jessie jam shumë e lumtur për ty. Të dua”, ka shkruar Solomon.

"Ti dukesh krejtësisht rrezatues dhe plot gëzim. Shumë urime, dashuria ime", shtoi kolegia e saj artiste britanike, Ellie Goulding.

Në nëntor 2021, Jessie J zbuloi se kishte përjetuar një abort dhe ajo foli për humbjen e saj në një episod të podcast-it Diary of CEO vitin e kaluar.

Image
Artikuj të ngjashëm