Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jessie J shpërthen në lot derisa tregon sfidat që po i kalon gjatë shtatzënisë

Këngëtarja Jessie J ka shpërthyer në lot në një video të cilën e ka shpërndarë në Instagram të dielën, e cila ka dëshmuar tremujorin e parë të shtatzënisë.

Këngëtarja 34-vjeçare ka befasuar fansat e saj duke bërë publik lajmin se është duke pritur një fëmijë, 13 javë pasi ka qenë duke vuajtur shenja të tmerrshme të shtatzënisë.

Ajo ka thënë “nuk mund të shpjegojë se sa e sëmurë jam duke i ndier”. Kështu është dëgjuar duke thënë këngëtarja e cila paraqitet pa grim dhe shihet teksa vjellë në një shportë e pastaj shtrihet në shtrat duke qarë.

Përkundër pamjeve zemërthyese, këngëtarja e hitit Price Tag ka bërë shaka për stilin e videove që ia ka bërë vetës.

Ajo gjithashtu ka ndarë fotografi të saja që tregojnë barkun e saj të fryrë.

Edhe Jessie J e pikëlluar nga aborti Showbiz Jessie J e pikëlluar nga aborti

Në fotografitë e postuara në Instagram ajo ka shkruar: “Jam shumë e lumtur dhe e trembur që më në fund ta ndajë këtë me ju. Ju lutem bëhuni të sjellshëm me mua”.