Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jeremih e fiton betejën me koronavirusin

Jeremih është në rrugën e rimëkëmbjes pas një beteje të ashpër me koronavirusin që e shtroi atë në një spital në Chicago.

Këngëtari i R&B i tha TMZ-së pasi u lirua të premten, “Së pari dhe më e rëndësishmja, unë do të doja ta falënderoja Zotin dhe ekipin e mjekëve, dhe infermierëve në Spitalin Northwestern për shpëtimin e jetës sime. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës”. 33-vjeçari shtoi, “Unë gjithashtu do të doja të falënderoja familjen dhe miqtë e mi për të gjitha lutjet dhe urimet e tyre. Një falënderim i veçantë për Chance The Rapper, 50 Cent dhe Diddy për dashurinë dhe mbështetjen e tyre”.

Jeremih, emri i vërtetë i të cilit është Jeremy Phillip Felton, përfundoi duke falënderuar gjithashtu fansat e tij.

“Unë jam duke u bërë më i fortë çdo ditë dhe mezi pres të kaloj kohë me fëmijët e mi”, shtoi më tej reperi. Në nëntor, muzikanti u bë e ditur se ishte në njësinë e kujdesit intensiv dhe se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një deklaratë të siguruar për “Entertainment Tonight”, përfaqësuesi i tij vuri në dukje se familja e Jeremih donte t’i inkurajonte adhuruesit e reperit që ta merrnin seriozisht virusin, duke theksuar se nuk ka asnjë shenjë se sa rëndë do të ndikojë te ndonjë individ.