Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jamie Foxx flet për shëndetin për herë të parë që nga shtrirja në spital

Aktori i njohur amerikan, Jamie Foxx, ka njoftuar fansat e tij për shëndetin, për herë të parë që kur u shtrua në spital në muajin prill. Nuk dihet gjendja mjekësore që e çoi 55-vjeçarin në spital.

“Shkova në ferr dhe u ktheva dhe rruga ime drejt shërimit ka disa gropa gjithashtu, por po kthehem”, ka thënë ai në një video të postuar në Instagram.

Në video, Foxx flet për kohën e tij në spital dhe emocionohet ndërsa ka falënderuar të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen. “Faleminderit [ju] një miliard herë për të gjithë... Ishte një rrugë e gjatë, por të gjitha lutjet e njerëzve të mëdhenj dhe Zotit më përçuan.... ????❤️”, shkroi ai në përshkrim të postimit.

Ai e bëri të qartë se ajo që përjetoi ishte e vështirë. “Kalova nëpër diçka që mendova se nuk do ta kaloja kurrë”, ka thënë tutje ai.

Ylli detajoi pse e ka mbajtur të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore dhe falënderoi vajzën, familjen dhe mjekët e tij për ndihmën e tyre duke ruajtur privatësinë. “Dhe e di që shumë njerëz prisnin ose donin të dëgjonin përditësime, por për të qenë i sinqertë me ju, thjesht nuk doja që të më shihnit kështu”, u shpreh tutje Foxx. “Dua të më shihni duke qeshur, duke kaluar mirë, duke bërë festa, duke bërë shaka, duke bërë një film, një shfaqje televizive. Nuk doja që të më shihnit me tuba”, ka thënë ai.

Shumë nga miqtë e famshëm të Foxxit dhanë mbështetje në komente. “Zoti është i MIRË!!!!!!! Duke dërguar dashuri për Jamien❤️❤️❤️”, ka shkruar Viola Davis. Tracee Ellis Ross komentoi: “Të dërgoj shumë dashuri!!”

“Kush po i pret qepët?? Të dua Foxx!! Drita jote është e nevojshme dhe e vlerësuar tash!” ka shkruar Will Smith.

Edhe Jamie Foxx flet pas trajtimit të gjatë spitalor Showbiz Jamie Foxx flet pas trajtimit të gjatë spitalor

Megjithatë për Foxxin nuk ishin të shqetësuar vetëm shokët e tij të famshëm, por edhe fansat duke i dërguar komenta të shumta me fjalë të mira.

“Unë jam këtu në Tokë për shkak të disa njerëzve të mëdhenj”, ka thënë Foxx. “Unë jam këtu në Tokë për shkak të Zotit. Pra, ju dua të gjithëve. Doja vetëm t'ju bëja të ditur se jam rrugës për t'u kthyer”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jamie Foxx (@iamjamiefoxx)

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi