Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jamie Foxx flet pas trajtimit të gjatë spitalor

Aktori hollywoodian, Jamie Foxx më në fund ka filluar ta marrë veten pasi ai u shtrua në spital në prill për një arsye që nuk është bërë e ditur

Aktori 55-vjeçar u shtrua në spital në prill për një arsye që nuk u bë e ditur, por ylli tani është në rrugën e shërimit dhe tha se mund të "shohë dritën".

Ai ndau një fotografi të tij në Instagram dhe shtoi: "Ju jeni duke parë një njeri që është mirënjohës... Më në fund fillova të ndihem si vetja ime... Ka qenë një udhëtim i papritur i errët... Por unë mund të shoh dritën... "

Jamie gjithashtu falënderoi fansat që "u lutën për shërimin tim", dhe tha se ka në plan t’i falënderojë të gjithë "personalisht".

Ai shtoi: “I jam mirënjohës kujtdo që synonte dhe dërgonte dëshira dhe lutje të mira. Kam shumë njerëz për të falënderuar. Do t'ju falënderoj të gjithëve personalisht... Dhe nëse nuk e dinit, Zoti është i mirë", ka thënë ai.

Ai tha në një video të përditësuar: “Kalova diçka që nuk e kisha menduar kurrë se do ta kaloja. E di që shumë njerëz ishin duke pritur ose duke dashur të dëgjonin një lajm të ri nga unë, por për të qenë i sinqertë me ju, nuk doja që ju të më shihnit në gjendje të tillë siç isha. Dua që të më shihni duke qeshur, duke kaluar mirë, duke bërë festa, duke bërë shaka, duke bërë një film ose shfaqje televizive”, ka thënë ai.