Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez me performancë të shkëlqyer në SNL

Këngëtarja me famë botërore, me origjine latine, Jennifer Lopez, ka performuar të shtunën mbrëma në spektaklin televiziv, “Stayrday Night Live” (SNL). Performanca e saj u vlerësua lart nga kritikët dhe fansat, raporton “People”.

Përpara publikimit të albumit të saj të nëntë me radhë “This Is Me... Now”, Lopez është rikthyer për të bërë dy performanca në SNL.

Performanca filloi më këngën e saj të fundit “Can’t get Enough”, ku në skenë ju bashkëngjitën bashkëpunëtorët e këngës, Latto dhe Redman.
Lopez kishte zgjedhur të veshte një kostum të zi, përfundi të cilit kishte veshur një këmishë të shkurtër të bardhë.

Në skenë përveç këndimit, Lopez shfaqi edhe lëvizjet e saj të vallëzimit, për të cilat njihet se i ekzekuton me përpikëri.

Më pas gjatë spektaklit J.Lo këndoi edhe një baladë nga albumi i saj i fundit. Për të interpretuar këngën “This Is Me...Now” ajo kishte zgjedhur një fustan komplet të punuar me rozeta ngjyra rozë, i cili kishte prerje të lartë që ekspozonte këmbën e saj të majtë edhe njërën pjesë të barkut.

Kjo është hera e katërt që Lopez merr pjesë në këtë spektakël.

Këtë herë prezantuese e spektaklit ishte artistja Ayo Edibri.

Edhe Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës Showbiz Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës

Edibri e cila në vitin 2020 kishte thënë se e tërë karriera e Lopezit edhe një mashtrim, si duket ka ndryshuar mendje pasi nuk u pa që ka ndonjë hatër-mbetje në mes të dy artisteve, kur Edibri ftoi në skenë Lopezin.

Edibri në 2020-ën kishte thënë se Lopez nuk di të këndojë. Ajo përgjatë SNL-it mori pjesë në një lojë që quhej “Why’d You Say It”, ku u pyet në lidhje me shumë komente të saj nëpër media sociale.

“Mirë e kuptoj, është keq të thuash komente negative, apo vetëm të thuash diçka për të rënë në sy, duke mos pasur parasysh se dikush mund të lëndohet. Kam qenë 24 vjeçe dhe e marrë. Mendoj se po flas për të gjithë të pranishmit këtu, tash e tutje do të jemi shumë të kujdesshëm për atë çka themi e çka postojmë online”, ka thënë Edibri.

Image