Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez do të nderohet për arritje në MTV Movie & TV Awards

Jennifer Lopez do të nderohet për arritjet e saj në film dhe televizion në MTV Movie & TV Awards.

Rrjeti njoftoi të premten se Lopez do të marrë çmimin Generation Award të dielën në Santa Monica, Kaliforni. Çmimi shpërblen aktorët, kontributet e ndryshme të të cilëve në film dhe televizion i kanë kthyer në emra të njohur, shkruan Associated Press.

Marrësit e mëparshëm përfshijnë Scarlett Johansson, Dwayne "The Rock" Johnson, Tom Cruise, Sandra Bullock, Robert Downey Jr., Chris Pratt, Will Smith dhe Reese Witherspoon.

“Jennifer mishëron gjithçka në lidhje me çmimin e gjeneratës”, thanë producentët ekzekutivë Wendy Plaut dhe Vanessa WhiteWolf në një deklaratë.

“Si një grua që i bën të gjitha – në sferën e aktrimit, këndimit, kërcimit, produksionit, modës dhe bukurisë – Jennifer Lopez është një ikonë e përjetshme që ka një ndikim të qëndrueshëm në film, TV, muzikë dhe kulturë”, kanë shtuar ata.

Zbulimi i parë i Lopezit erdhi si një balerinw në serialin komedi të viteve 1990 "In Living Color".

Edhe Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës Showbiz Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës

Ajo ndoqi një karrierë aktrimi dhe mori një rol kryesor në filmin "Selena" në 1997.

Lopezo vazhdoi të shfaqej në filma të tjerë si: "Anaconda", "Out of Sight", "The Wedding Planner", "Hustlers" dhe në filmin e fundit, "Martohu me mua."