Showbiz

Jennifer Lopez dëshiron të martohet sa më shpejt me Ben Affleckun

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk kanë dhënë ende një datë se kur mund të martohen, mirëpo burime pranë këngëtares dhe aktores së famshme, thonë se ajo mezi po pret që të lidhë kurorë me aktorin me të cilin ishte në lidhje edhe disa vjet më parë.

Çifti i ribashkuar, ka ngritur spekulimet se mund të martohen së shpejti, për shkak të rindezjes së romancës së tyre vitin e kaluar. Ata ishin fejuar në vitin 2004 gjatë lidhjes së parë, por më pas u prishën.

Një burim ka thënë për US Weekly, transmeton Koha.net, se këngëtarja 51-vjeçare e cila ka binjakët 14 vjeç me këngëtarin Marc Anthony, dëshiron që ta formalizojë sa më shpejtë lidhjen me Affleckun, në mënyrë që të nisin jetën si grua dhe burrë.

“Jennifer thotë se nuk po ngutet që të martohet, mirëpo shoqëria e saj e thotë të kundërtën. E vërteta është se nëse Ben do të vendoste që të martoheshin sa më shpejtë këtë verë, J.Lo., do të ishte menjëherë e pajtimit”, ka thënë burimi.

Sipas raporteve, Jennifer dhe Ben, i cili ka tre fëmijë, 16, 13 dhe 10 vjeç me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, janë që të dy të bindur se ribashkimi i tyre do të jetë i suksesshëm.

“Ajo dëshiron një festë spektakolare. Ata të dy janë të përkushtuar për ta bërë këtë punë dhe për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të respektuar kufijtë e njëri-tjetrit, dhe për të mësuar nga gabimet e tyre herën e fundit”, ka thënë më tej burimi.

Ben - i cili u lidh për herë të parë me krijuesen e hitit “Let's Get Loud” në vitin 2002 kur ajo ishte ende e martuar me balerinin Cris Judd, pranoi se kishte në vazhdimësi "respekt të madh" për Jennifer-in.