Çifti i njohur, këngëtarët, Jay-Z dhe Beyonce, u shfaqën përkrah vajzës së tyre, Blue Ivy, në premierën e filmit “Mufasa: The Lion King”, ku luajnë këngëtarja dhe vajza. Premiera është mbajtur vetëm një ditë pasi Jay-Z u përmend në një padi se bashkë me reperin P.Diddy kishin sulmuar seksualisht një 13 vjeçe në vitin 2000.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamilja u shfaq e bashkuar në premierën e filmit, ku Beyonce ka huazuar zërin për rolin e Nalas, kurse Blue Ivy zërin për rolin e Kiaras, vajzës së Nalas e Simbas, në filmin e animuar të krijuar nga kompania “Disney”, ka raportuar Variety.
55 vjeçi me 43 vjeçen ishin shumë të buzëqeshur ndërkohë që me ta ishte edhe nëna e krijueses se hitit “Halo”, Tina Knowles, 70 vjeçe, në mbështetje të Ivyt.

Të dielën, gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, kishte ngritur padi kundër P.Diddyt në muajin tetor, dhe në atë padi kishte përfshirë edhe një person të famshëm tjetër të cilit i është referuar si "i famshmi A".
Të dielën është raportuar se personi A, është reperi i famshëm Jay-Z, emri i të cilit është Sean Carter.
Carter është i famshmi i parë që akuzohet për sulm seksual në lidhje me çështjet e Combsit.
Përmes një deklarate dhënë për mediumin CNN, Carter i ka quajtur akuzat "të neveritshme". Ai ka ftuar paditësen "të bëjë kallëzim penal e jo civil”.
“Kushdo që do të kryente një krim të tillë kundër një të mitureje duhet të mbyllet në burg, a nuk do të pajtoheshit?”, ka thënë Jay-Z.
Paditësja gjithashtu akuzon Carterin se ka organizuar një konspiracion për të shantazhuar e kërcënuar avokatët e palës paditëse, familjet, punonjësit dhe ish-bashkëpunëtorët e tyre, me qëllim që ata të heshtnin dhe të mos përmendnin Carterin në rastin ligjor.
Në përgjigjen e tij, Carter e ka quajtur kërkesën për ndërmjetësim “përpjekje shantazhimi”.
Ai gjithashtu kritikon avokatin e palës paditëse, duke thënë se ai ka një histori të ngjashme me “shfaqje teatrale” në raste të tjera ligjore.
“Gruaja ime dhe unë duhet t'i ulim fëmijët e të flasim me ta, shokët e njërit nga të cilët, do ta shohin shtypin e të pyesin atë për natyrën e këtyre pretendimeve, e ne t'ua shpjegojmë ligësinë e lakminë e njerëzve ... Fëmijët nuk kanë nevojë të përballen me diçka të tillë në moshë kaq të re”, ka thënë Carter, duke shtuar se i është “thyer zemra” pasi familja duhet të përballet më këtë gjë.
Ndërkohë një personalitet i njohur (emri i të cilit nuk është bërë publik deri më tash) ka ngritur padi ndaj avokatit Tony Buzbee dhe firmës së tij, duke i akuzuar ata për përpjekje për të shantazhuar dhe për të kërkuar shuma të mëdha parash në këmbim të mos ngritjes "së akuzave të rreme dhe të tmerrshme ndaj tij".
I famshmi pretendon se Buzbee dhe ekipi i tij kërcënuan të shpallnin akuza të rreme për sulme seksuale, duke përfshirë raste të përdhunimit të të miturve, nëse ai nuk i plotësonte kërkesat e tyre.
Avokati Buzbee e ka mohuar akuzën për shantazh dhe përmes një postim në Instagram ka thënë se firma e tij nuk do të lejojë që avokatët e fuqishëm dhe të pasur të shantazhojnë ose të heshtnin për viktimat e sulmeve seksuale.