Aktori Jamie Foxx ka kërkuar falje për një postim që ka bërë në Instagram, e për të cilin është akuzuar për antisemitizëm, raporton BBC.
Foxx 55-vjeçar në postim, të cilin e fshiu më vonë, kishte shkruar: “Ata e vranë atë person të quajtur Jesus...Çfarë mendoni se do t’ju bëjnë ju???! #shokë fals #dashuri false”.
Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë thënë se postimi i Foxxit është i ngjashëm me një besim antisemitik se hebrenjtë janë kolektivisht përgjegjës për vrasjen e Jezus Krishtit.
Kisha Katolike Romane ka hedhur poshtë zyrtarisht këtë ide në vitin 1965.
Të shtunë, Foxx në një postim tjetër në Instagram ka kërkuar falje.
“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe gjithë atyre që u ofenduan nga postimi im. Tash e di se zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendime dhe më vjen keq. Kurrë s’ka qenë ky qëllimi im. Për sqarim, unë u tradhtova nga një mik fals dhe kjo është ajo që doja të thosha me ‘ata’ dhe asgjë më shumë”, tha Foxx.
-
Susan Sarandon kërkon falje për deklaratën antisemitike
-
Jamie Foxx akuzohet për sulm seksual
-
Jamie Foxx flet pas trajtimit të gjatë spitalor
-
Jamie Foxx flet për shëndetin për herë të parë që nga shtrirja në spital
-
Jamie Lee Curtis thotë se reagimi i saj ndaj vrasjes së Charlie Kirkut është “keqinterpretuar”