Skandali i tradhtisë, në të cilin kryesorët janë ish-mikesha më e mirë e Kylie Jenner, Jordyn Woods dhe babai i fëmijës së Khloe Kardashian, basketbollisti Tristan Thompson, shkaktoi prishjen e miqësisë afatgjate të familjes së aktorit hollivudian Will Smith me klanin e reality TV Kardashian.
Jada Pinkett, bashkëshortja e njohur e Will Smith, siç raporton TMZ amerikan, vendosi të radhitej plotësisht në anën e Jordyn Woods, modelistes 21-vjeçare dhe ish-mikes më të mirë të Kylie Jenner, e cila muajt e fundit i mbushi kolonat e mediave për tradhtinë me basketbollistin Tristan Thompson, tani ish-të dashurin dhe babanë e vajzës së Khloe Kardashian.
Mbështetjen e saj për modelisten e re Woods, me të cilën familja e Smith janë miq të vjetër, Jada Pinkett e tregoi në Instagram duke e “unfollow” kryefamiljaren e familjes Kardashian, Kris Jenner, së bashku me Khloe dhe Kim.
Pasi që lajmi për tradhtinë e Jordyn Woods dhe Tristan Thompson jehoi në publik, në emisionin ‘Red Table Talk’ të Jade Pinkett Smith, supermodelja 21-vjeçare vendosi ta tregojë anën e saj të rrëfimit.
Me çiftin e famshëm hollivudian Smith, Jordyn Woods është shumë e afërt, ndërsa siç raporton TMZ amerikan Jada Pinkett shumë njerëzve u tha se familja Kardashian incidentin e përmendur vendosi ta lërë pas vetes, por, me sa duket, ata planifikojnë të fitojnë me këtë skandal, për çfarë dëshmon videoklipi paralajmërues i sezonit të ri të “Keeping Up With me Kardashians”, shkruan KOHA Ditore.
Me Kris Jenner, aktorja Jada Pinkett Smith është në një miqësi të gjatë, por për shkak të situatës, marrëdhënia e tyre është çrregulluar thellësisht. Sipas burimit, Pinkett Smith aktualisht është një burim i fortë i mbështetjes për Jordyn Woods, të cilën Khloe Kardashian e quajti arsyen kryesore të shkatërrimit të familjes së saj me basketbollistin Tristan Thompson.
-
Khloe Kardashian e pranon që Tristan kishte dashur të vetëvritej
-
Jada Pinkett Smith e bën Instagramin e saj privat pas disa postimeve për gratë
-
Kris Jenner tregon arsyet e tradhtisë ndaj ish-burrit, Robert Kardashian
-
Tristan Thompson flet për mashtrimet dhe tradhtitë që ia ka bërë Khloe Kardashianit ndër vite
-
Khloe Kardashian kaloi nëpër një periudhë të vështirë të jetës