Ylli amerikan i reality TV, 34-vjeçarja Khloe Kardashian, kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të tradhtisë së Tristan Thompson me shoqen më të mirë të motrës së saj Kylie Jenner, Jordyn Woods. Edhe pse detajet e aferës dolën në publik, tani në reality show "Keeping Up With the Kardashians" më në fund u shfaqën edhe reagimet e motrave Kardashian ndaj gjithë situatës.
Kështu, Khloe zbuloi se Tristan madje kërcënoi se do ta vriste veten pasi që e kishte parë se çfarë kishte bërë dhe çfarë kishte bërë aventura e tij me Jordyn. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që Tristan e kishte tradhtuar Khloe, këtë herë Kardashianja e famshme e braktisi atë përgjithmonë. Khloe 34-vjeçare u përpoq në maksimum që lidhja e tyre të ketë sukses për hir të vajzës së tyre njëvjeçare, por në fund vendosën të ndahen, shkruan KOHA Ditore.
Përndryshe, 21 vjeçarja Jordyn jetonte në dhomën e mysafirëve të Kylie, dhe pikërisht miqësia me motrën më të vogël Jenner e bëri atë të famshme në mbarë botën. Përveç Kylie, për aferën me Woods foli edhe Kris Jenner, duke thënë se atë e kishte shikuar si vajzën e saj.