Si duket Khloe Kardashian (34) nuk është prekur shumë nga tradhtia dhe ndarja nga basketbollisti Tristan Thompson (27). Kardashiania po argëtohet si kurrë më parë, ndërsa kohët e fundit ajo e huazoi një avion privat për ta festuar ditëlindjen e shoqes së saj Malika Haqq dhe motrës së saj binjake Khadijah Haqq McCray (36), raporton “Daily Mail”.
Vajzat fluturuan për në Las Vegas të dielën për të shkuar në një ndejë në kombinime joshëse të modës. Khloe tërhoqi shumë vëmendje, sepse e kishte veshur vetëm një rrjetë derisa ecte nëpër hotel drejt restorantit.
Khloe nuk deshi të fshehte asgjë kështu që nën stylingun me rrjetë nuk kishte veshur asgjë. Linjat e saj të theksuara u dalluan dukshëm, ndërsa me të gjitha këto ajo e kombinoi një çantë të purpurt dhe take të hapura. Për fansat e saj, të cilët janë rreth 89 milionë, Khloe e postoi të gjithë ahengun që e kishte përjetuar gjatë fundjavës në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe xhirimet nga avioni privat, shkruan KOHA Ditore.
Khloe është shoqe me binjaket qëkur ishte 15-vjeçare, ndërsa ato ishin me të në momentet kur ajo e përjetoi ndarjen nga Tristani. T’ju rikujtojmë, Thompson e tradhtoi Kardashianen me Jordyn Woods (21), shoqen më të mirë të motrës së saj, Kylie Jenner (21).