Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rob Kardashian bën një postim të rrallë në Instagram për ditëlindjen e motrës Khloet

Rob Kardashian është kthyer në Instagram për ta bërë një postim të rrallë për nder të ditëlindjes së 39-të të motrës së tij Khloe Kardashian. Khloe Kardashian ka festuar ditëlindjen e 39-të të martën, raporton “FemaleFirst”.

Rob Kardashian 36-vjeçar bën një jetë private dhe nuk shfaqet në reality shouin e familjes së tij “The Kardashians”, ndërsa faqja e tij në Instagram drejtohet nga kompania “Momager Kris Jenner, Jenner Communications”.

Megjithatë, ai shkruan në raste të veçanta.

Krahas një selfiet të tij me motrën, ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen @khloekardashian.”

"Duke ju dëshiruar vetëm shëndet të mirë dhe lumturi përgjithmonë e dashur!"

Edhe Kris Jenner tregon për planet e saj pasi festoi ditëlindjen e 70-të Showbiz Kris Jenner tregon për planet e saj pasi festoi ditëlindjen e 70-të

Ai gjithashtu ndau një fotografi të Khloe me mbesën e saj gjashtëvjeçare, Dream Kardashian, të cilën ai e ka me ishin e tij Blac Chyna.

Rob tha: "Unë të dua shumë dhe jam shumë mirënjohës që të kam në jetën time dhe për gjithçka që t’i bën për Dreamin dhe mua. Nuk e di se çfarë do të bëja pa ty, urime ditëlindjen”.

Khloe u përgjigj në seksionin e komenteve: "Vogëlushi im!!!!”

"Qenia ime e preferuar njerëzore në botë. Ti je rrahja e zemrës sime”.

Edhe Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner Showbiz Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner

Krisi, 67-vjeç, i bëri nderimet e saj të zjarrta, duke e quajtur atë "dielli i jetës sime".

Ajo shkroi së bashku me një video montazh që luante këngën e Stevie Wonder ‘You Are the Sunshine of My Life': "Gëzuar ditëlindjen për lepurushen time të bukur @khloekardashian!!!! Khloé ti je dielli i jetës sime... Ti je vajza më e mahnitshme, mami, motra, tezja, shoqja e ngushtë, fqinja dhe një pjesë kaq e madhe e zemrës sime!!!!! Je kaq e zgjuar, e fortë, e talentuar, e bukur brenda dhe jashtë, e sjellshme, e ëmbël, krijuese, e qeshur dhe mendjemprehtë. Ti je kuzhinierja më e mirë, planifikuesja më e mirë e festave, organizatorja më e mirë, dhe ti je tezja dhe mami me të cilën të gjithë duan të jenë!!! Ti je ajo që na përgatitë festën të gjithëve. Ti je tifozja më e mirë dhe më e pabesueshme për të gjithë!! Ti je jeta e çdo feste!!! E falënderoj Perëndinë çdo ditë për bekimin që më ka zgjedhur për të qenë mami yt. Të dua më shumë se ç'do të dish dhe e çmoj shumë çdo moment që kalojmë së bashku."