Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jackmanit i tërhiqet vërejtja pasi kalon barrierat që rrethojnë pishën e Vitit të ri

Aktorit të njohur të Hollywoodit, Hugh Jackman, i është tërhequr vërejtja nga një roje pasi ai kaloi barrierën që rrethon pishën e Krishtlindjes në “Rockfeller Center”, në New York, raporton TheDailyBeast.

Jackman ka ndarë një video në llogarinë e tij në Instagram ku shihet ai duke admiruar pamjen e pishës.

“Ju rekomandoj të zgjoheni herët në mëngjesin e Krishtlindjes dhe të shkoni ta shihni pishën tek Rockfeller. Është shumë bukur dhe nuk ka shumë njerëz”, ka shkruar aktori.

Por në Instagramin e tij nuk ka fotografi kur ai ka kaluar barrierat e pishës, veprim pas të cilit mori vërejtje nga një rojë që po qëndronte aty.

“Hyra në telashe pasi kalova barrierën, por roja ishte shumë i mirë dhe me la të shpëtoj vetëm me një vërejtje”, ka shkruar në postim Jackman.

Edhe Denzel Washington u kërkon adhuruesve ta respektojnë Showbiz Denzel Washington u kërkon adhuruesve ta respektojnë