Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Imazhi i Elvana Gjatës, pas ngjarjeve të fundit në Tiranë

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ishte pa diskutim top lajmi i vikendit që lamë pas në shoubizin shqiptar.

Megjithëse njihet si një nga personazhet publike që gjithmonë ka mbrojtur me shumë fanatizëm jetën private dhe se karriera e saj nuk është ndërtuar falë skandaleve, ngjarjet e fundit e ndryshuan tërësisht rrjedhën.

E gjithë kjo ngjarje bëri që të vërshojnë komentet fyese në llogarinë e rrjetit social Instagram të Gjatës, raporton Express i KTV-së.

Ndërkohë, shumë personazhe publike i dolën krahë duke shkruar se në krejt këtë ngjarje faji i vetëm i Elvanës është fama e saj. Por, si do të ndikojë vërtet kjo ngjarje në imazhin e Elavana Gjatës tash e tutje?