Këngëtarja e famshme shqiptare, Elvana Gjata, në një postim në faqen e saj në Instagram është shprehur falënderuese ndaj ndjekësve të saj për numrin e madh të të pranishmëve në koncertin që e ka mbajtur të enjten në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.
Ajo ka thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën këtë koncert të cilin ua ka kushtuar grave e vajzave shqiptare, “veçanërisht vajzave të vogla që po e nisin rrugëtimin e tyre tash”.
Ajo u ka thënë atyre që të mos dorëzohen kurrë dhe të mos heqin dorë nga ndjekja e ëndrrave të tyre duke shtuar se ato janë e ardhmja.
Me performancën e Gjatës në koncert i mahnitur ka mbetur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka postuar një video në faqen e tij të rrjetit social Facebook, duke shkruar “Wooow” dhe një duartrokitje.
Edhe aktori Ermal Mamaqi është ndër ata njerëz që është ndarë i kënaqur nga perfomanca e Elvanës duke thënë se vetëm ajo mund të bëjë shfaqje të nivelit botëror.
Artistë të tjerë vendor si Noizy, Kida, Çiljeta ishin disa nga duartrokitësit e saj më të zëshëm në Instagram.
Ajo ka performuar në kostume të krijuara nga dizajneri kosovar Valdrin Sahiti.