Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Idris Elba konfirmohet me koronavirus

Foto: Reuters

Aktori i “Hollywood”-it, Idris Elba ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në “Twitter” se është i infektuar me koronavirus, por se nuk ka ndonjë simptom, përderisa ndodhet në vetizolim që nga e premtja.

Elba është aktori i radhës, i infektuar me këtë virus, pas Tom Hanksit dhe bashkëshortes së tij, Rita Wilsonit, raporton Reuters, transmeton Koha.

Tek shumica e personave, koronavirusi i ri shkakton simptome jo të theksuara, si kollitja dhe temperatura.

Elba përmes videomesazhit në “Tëitter” ka theksuar se bashkëshortja e tij ende nuk i është nënshtruar testit, por se ndjehet mirë.