Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka deklaruar se është infektuar me COVID-19, duke shkruar në Twitter se ka disa simptoma të koronavirusit.
Gruaja e tij, Michele Obama, ka rezultuar negativ pas testimit.
“Sapo rezultova pozitiv me COVID-19. Kisha probleme me fyt për disa ditë, por tash jam duke e u ndier mirë. Michelle dhe unë jemi falënderues që jemi vaksinuar, dhe tash ajo ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm