Modelja 30-vjeçare, Sabrina Dhowre Elba, nuk është befasuar me ta kuptuar lajmin se është diagnostikuar me koronavirus, kjo pasi bashkëshorti i saj, aktori Idris Elba kishte rezultuar pozitiv me këtë sëmundje para më shumë se një jave, transmeton Koha.
Duke biseduar me Oprah Winfreyn për emisionin e saj “Oprah Talks COVID-19” që transmetohet në Apple TV+, Sabrina tha: “So në mëngjes e mora lajmin. Jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus, por nuk jam e befasuar për këtë. Në momentin që e kuptova se Idris ishte prekur nga kjo sëmundje, menjëherë vendosa të shkoj pranë tij. Mendoj se ky është instinkt i natyrshëm për një bashkëshorte. Thjeshtë, dëshiron t’i ndihmosh burrit tënd. Nga ai moment, ne nuk i kemi ndryshuar mënyrat e ndërveprimit. Unë mund të vendosja të qëndroja në një dhomë tjetër apo edhe në një shtëpi tjetër, dhe jam e sigurt që njerëzit po marrin vendime të tilla që janë mjaft të vështira për secilin person. Por unë vendosa të qëndrojë me të në çdo hap të kësaj sëmundjeje”.
Ndërkohë aktori 47-vjeçar, Idris Elba, e ka siguruar publikun që bashkëshortja e tij po ndihet mirë, pavarësisht diagnozës me koronavirus. Ai tha se është i lumtur që më në fund, Sabrina ka mundur t’i nënshtrohet testimit dhe aktualisht po ndihet pak e emocionuar dhe e brengosur. Sipas Elbas, bashkëshortja e tij i kishte llogaritur rreziqet dhe e vetme e kishte marrë vendimin të qëndrojë afër tij, andaj çifti shpreson që publiku do ta kuptojë këtë gjë.