Reperi 33-vjeçar Wiz Khalifa ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa njoftoi se nuk ka simptoma.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se për sa kohë do të jetë i izoluar, do të shpërndajë me fansat e tij pjesë nga projekti i ri.
Wiz Khalifa nuk është i vetmi nga artistët që është infektuar me koronavirus ditët e fundit, shkruan NME.
Lea Seydoux njoftoi se i duhet të izolohej për disa ditë, teksa një deklaratë të ngjashme është dëgjuar edhe nga këngëtari Ed Sheeran ditë më parë.