Fituesi i Oscarit, aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus.
Hanks dhe Wilson të dy 63 vjeçar iu nënshtruan analizave në Queensland në Australi pasi kishin disa nga simptomat e virusit. Tashmë do të vetëkarantinohem, shkruan aktroi në Intagram.
“Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohje dhe dhembje trupi. Rita kishte disa të dridhura që i kalon herë pasa here. Edhe pak etje kishim”, ka njoftuar Hanks, transmeton Koha.
Çifti nga Amerika ishin në ‘Bregun e Artë’ në Australi ku Hanks po punon për një film që flet për jetën e Elvis Presleyt.
Dje Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht koronavirusin si një pandemi.
-
Tom Hanks dhe Rita Wilson e fitojnë nënshtetësinë greke
-
Tom Hanks kritikon amerikanët që refuzojnë të mbajnë maska në fytyrë
-
Hanks dhe Wilson dhurojnë gjak për krijimin e vaksinës për koronavirusin
-
Tom Hanks e prezantoi edicionin e ri të emisionit “SNL” nga shtëpia
-
E mbijetuara nga koronavirusi, Rita Wilson po e gëzon “shëndetin e mirë”