Showbiz

“Ice Road: Vengeance”, filmi i ri aksion me aktorin Liam Neeson

Liam Neeson

Janë publikuar pamjet e para të “Ice Road: Vengeance”, filmi i radhës aksion i aktorit Liam Neeson.

Projekti që është vazhdim i trilerit të vitit 2021, e rikthen Jonathan Hensleight në rolin e skenaristit dhe regjisorit.

Ngjarja fokusohet rreth shoferit të kamionëve gjigant të akullit, Mike McCann. Ai udhëton për në Nepal për të shpërndarë hirin e vëllait të tij të ndjerë, në malin Everest. Ndërsa e gjen veten në një autobus turistik të mbushur plot me udhëtarë, duke përshkuar terrenin vdekjeprurës në 12 mijë metra lartësi, McCann hasë një grup mercenarësh të pamëshirshëm dhe duhet të luftoj, jo vetëm për të shpëtuar veten por edhe pasagjerët e pafajshëm, si dhe një fshat vendas në prag të shkatërrimit.

Fan Bingbing, Bernard Curry, Geoff Morrell dhe aktorë të tjerë e përbëjnë kastën e filmit, krahas yllit të kinematografisë, Neeson, i cili shumë shpejtë vjen me rol protagonist edhe në komedinë, “The Naked Gun”, që është ripërpunim i filmave hit të viteve ’80 dhe ’90, me të njëjtin emër.

“Ice Road: Vengeance” u lansua nëpër kinema të premten, ndërsa nga 1 korriku është në dispozicionin e publikut edhe përmes platformave digjitale.