Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hospitalizohet aktori Bob Odenkirk pas alivanosjes në sheshin e xhirimeve

Aktori Bob Odenkirk është dërguar me urgjencë në spital, pas alivanosjes në sheshin e xhirimeve të serialit, “Better Call Saul”.

Ylli 58-vjeçar i kinematografisë ishte duke xhiruar për dramën ku e luan rolin e Jimmy McGillit, ndryshe i njohur me nofkën Saul Goodman, kur përnjëherë i humbi ndjenjat dhe u rrëzua përtokë.

Sipas uebfaqes “TMZ”, Odenkirk në ato momente u rrethau nga disa persona që po punonin prapa kamerave, të cilët u munduan t’i ndihmojnë ta marrë veten, para se ta telefonin emergjencën. Rreth orë 11;45 të mëngjesit, aktori ishte transferuar në spital për t’u trajtuar.

Ylli i serialit “Breaking Bad” vazhdon të trajtohet nga mjekët, por deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësitë rreth gjendjes shëndetësore të aktorit, apo arsyes pse është alivanosur.

Kohëve të fundit, Odenkirk ka qenë shumë i angazhuar me xhirimet e sezonit të gjashtë dhe të fundit të serialit “Better Call Saul”, i cili është vazhdim i hitit televiziv “Breaking Bad” dhe për të cilin projekt aktori i ka pranuar katër nominime për çmim “Emmy”, në kategorinë “ Aktori më i mirë në dramë”.

Edhe Channing Tatum i nënshtrohet operacionit pas një dëmtimi të rëndë në shpatull Showbiz Channing Tatum i nënshtrohet operacionit pas një dëmtimi të rëndë në shpatull

Episodet e ardhshmetë serialit pritet të transmetohen në fillim të vitit 2022, afërsisht dy vjet pas lansimit të sezonit të pestë të këtij projekti.

Për herë të fundit, fansat patën mundësi ta shohin aktorin Bob Odenkirk në ekran të madh, duke e portretizuar protagonistin në filmin e zhanrit aksion dhe triler, “Nobody”.

Në një intervistë të fundit, aktori e pranoi se kishte menduar që njerëzit do të qeshnin me idenë dhe dëshirën e tij për ta luajtur këtë rol dhe në një film të këtij zhanri.

“Dëgjo, kur ia sugjerova menaxherit tim të ma siguronte një rol në një film aksion, prisja që ai të qeshte me mua, por ai nuk e bëri. Pastaj, mendoja se të tjerët do të talleshin me të, sapo të publikohej ky lajm nëpër Hollywood. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Njerëzit e pritën mirë lajmin dhe menduan se është një ide e mirë”, ka deklaruar Odenkirk.

Aktori i kishte kaluar dy vjet duke u bërë gati për ta portretizuar rolin e Hutch Mansellit në filmin “Nobody”, por kishte refuzuar të shtojë shumë muskuj ngase nuk ka dashur të duket si superhero.

“Isha plotësisht kundër formimit të një trupi muskuloz. Nuk doja të dukesha sikur superhero. Kam miq të cilët kanë realizuar filma të këtillë me superheronj dhe janë dashur të bëjnë ushtrime të rënda fizike, për të shtuar masë të muskujve dhe gjëra të këtilla. Unë doja t’i realizoja vet skenat e rrahjeve dhe dyluftimit, por gjithashtu doja të dukesha si një baba tipik”, ka përfunduar aktori.

Edhe Jacob Elordi rrëfen aksidentin që i ka ndodhur gjatë xhirimeve të “Wuthering Heights” Showbiz Jacob Elordi rrëfen aksidentin që i ka ndodhur gjatë xhirimeve të “Wuthering Heights”

Filmi “Nobody” i realizuar nga studioja “Universal Pictures”, e rrëfen historinë e Hutch Mansellit, i portretizuar në film nga Odenkirk, një burrë familjarë i nënvlerësuar dhe me një natyrë të butë, i cili përshkruhet si jorezistent ndaj vështirësive në jetën e tij. Një natë kur dy hajna futen në shtëpinë e tij në periferi, ai refuzon ta mbrojë familjen dhe veten duke shpresuar ta shmangë përkeqësimin e situatës. Djali i tij Blake dhe bashkëshortja Becca zhgënjehen tej mase nga reagimi i Hutchit ndaj situatës, dhe kështu fillojnë të largohen nga ai. Por ky incident, ia ndezë inatin ndaj të qenit një baba dhe burrë i paqëndrueshëm, dhe kështu atij i zgjohet dëshira për ta ndjekur rrezikun, i zbulon aftësitë e shtypura thellë në vete dhe i vë në pah sekretet e tij të errëta.

Nga fillimi i shfaqjes së tij nëpër kinema më 2 prill të këtij viti, ky projekt ka marrë vlerësime të mira nga publiku dhe kritikët e filmit gjithashtu.