Një padi, e cila e akuzonte këngëtaren Taylor Swift, për vjedhjen e tekstit të këngës së saj hit, "Shake It Off", është hedhur poshtë nga një gjykatës të martën më 13 shkurt, i cili vendosi se vargjet për të cilat besohej se këngëtarja i kishte vjedhur nuk ishin mjaft origjinale sa për të merituar mbrojtje të të drejtave autoriale.
Hiti i vitit 2014 i Swiftit arriti të pozicionohet në vendin e parë në toplistat e muzikës pop kudo në botë dhe në njëfarë mënyre e pati shënuar evoluimin e këngëtares nga zhanri i muzikës country në atë pop, transmeton emisioni Express në KTV.
Kantautorët të cilët e kanë paditur Swiftin, Sean Hall dhe Nathan Butler, nuk kanë deklaruar se këngëtarja ka vjedhur elemente muzikore, tha gjykatësi i caktuar për këtë rast, dhe frazat e ngjashme si të kësaj kënge kanë ekzistuar në pop kulturë edhe para vitit 2001.
Zëdhënësit e Taylor Swiftit nuk u janë përgjigjur thirrjeve apo emailave ku kërkohen për ta dhënë ndonjë koment rreth rastit.
-
Swift del fitimtare në rastin për shkelje të të drejtave të autorit
-
Taylor Swifti pritet të përballet me gjyq
-
Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas
-
Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri
-
Taylor Swift kërcënon me padi fansin që ia përcjell aeroplanin privat