Harry Styles ka marrë një goditje në sy nga një adhurues gjatë perfomancës së tij në Vjenë
Harry Styles u godit në sy nga një objekt i fort i hedhur në skenë ndërsa ai po performonte në Vjenë të shtunën, duke shënuar incidentin më të fundit në një listë gjithnjë në rritje të situatave të ngjashme në javët e fundit, njoftoi CNN.
Pamjet filmike të postuara në rrjetet sociale nga adhuruesit tregojnë këngëtarin e hitit "As It was" duke ecur në skenë teksa një objekt e godet atë në sy gjatë një koncerti "Love on Tour". Ai shihet duke u dridhur nga dhimbja kur objekti e godet, dhe përkulet ndërsa ngreh duart në kokë për t'u mbledhur para se të vazhdojë të ecë përpara.
Styles ende nuk ka shkruar asgjë nëpër rrjetet e tij sociale rreth incidentit.
Kjo nuk është hera e parë që Styles goditet në skenë gjatë performancës. Ka video të vitit 2022 ku gjatë një koncerti në Los Angeles, Styles goditet me një pako “Skittles”.
Incidenti bëri që llogaria zyrtare e Skittles në Twitter të postonte një mesazh për ndjekësit e tyre duke thënë: "Nuk menduam se do të na duhej ta thoshim këtë: Ju lutem mos hidhni Skittles."
Styles edhe një herë i bashkohet listës së artistëve që kohët e fundit janë goditur nga objekte ndërsa performojnë në skenë duke u bashkuar me Drake, Bebe Rexha, Kelsea Ballerini dhe Ava Max, siç shihet në video të ndryshme të postuara në rrjetet sociale.
Edhe
Harry Styles goditet nga një objekt në fytyrë në koncertin e tij në Vjenë
Rexha dhe Drake ishin të dy shënjestra të celularëve që u hodhën në drejtim të tyre gjatë kohës që ishin në skenë, ku Rexha pësoi një dëmtim të rëndë në sy.
Incidentet në rritje kanë ngjallur zemërim tek artistë të tjerë si Adela, e cila i tha audiencës së saj në Las Vegas në fillim të këtij muaji që "të mos i godisnin më artistët me gjëra".
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi
Harry Styles got hit in the eye by an object thrown on stage in Vienna. pic.twitter.com/yf02LzhxK5
— Pop Base (@PopBase) July 9, 2023