Aktorja Zoë Kravitz dhe këngëtari Harry Styles janë parë duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Romës.
Në një video të ndarë nga adhuruesit në rrjetin social X, të publikuar nga US Weekly, 36-vjeçarja Kravitz dhe 31-vjeçari Styles shiheshin të dy me syze dielli të errëta, teksa shijonin një ditë të qetë në kryeqytetin italian.

Dalja e tyre së bashku ka befasuar shumë, pasi Kravitz është mike e ngushtë e këngëtares Taylor Swift, ish-partneres së Styles.

Styles është ndarë nga aktorja Taylor Russell në muajin maj të vitit 2024.
“Harry dhe Taylor e kanë përfunduar lidhjen e tyre. Ata kaluan periudhë të vështirë pas udhëtimit në Japoni dhe vendosën të marrin pak kohë larg njëri-tjetrit. Ai ka qenë në Amerikë dhe ajo në Londër. Ishin një çift i bukur dhe ishte e qartë se Taylor e bënte Harryn të lumtur. Por, kohët e fundit gjërat u tensionuan”, pati thënë një burim për The Sun.
Nga ana tjetër, edhe Kravitz i ka dhënë fund fejesës me aktorin Channing Tatum në muajin tetor të vitit 2024. Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të filmit të saj regjisorial debutues, “Blink Twice”.
“E dua këtë projekt që e kemi bërë bashkë dhe kujdesem shumë për të. Edhe kur përmendni sa e shkëlqyer është performanca e tij, më ngroh zemrën ta dëgjoj këtë. Jam shumë e lumtur që ndodhi gjithçka dhe ndihem falënderuese që patëm mundësinë të kalonim atë udhëtim së bashku”, pati thënë ajo për ELLE.
Së fundmi, Kravitz është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me partnerin e saj në filmin “Caught Stealing”, aktorin Austin Butler.