Harry Styles u godit në fytyrë nga një objekt i cili fluturoi në skenë gjatë performancës së tij në Vjenë.
Kantautori i njohur britanik duket se ka pësuar lëndime në sy nga objekti i cili u hodh nga turma e pranishme në koncertin, pjesë e turneut të tij të fundit “Love on Tour”.
Në videon që po qarkullon online, Styles shihet duke e mbuluar fytyrën me dorë, derisa duket i irrituar nga gjesti i fansit.
Kjo nuk është hera e parë që Harryt i ndodhë diçka e tillë gjatë kohës sa është duke performuar në skenë. Vitin e kaluar në koncertin e tij në Los Angeles ai u gjuajt me bonbone ‘Skittles’.
Këto javët e fundit, disa artistë kanë qenë viktima të veprimeve të tilla të pahijshme nga publiku, disa prej së cilëve edhe kanë pësuar lëndime goxha serioze. Më e lënduara deri më tani konsiderohet këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila u godit nga një telefon mobil në sy. Të tjerë yje që kanë hasur në situate të tilla ishin Drake, Kelsea Ballerini, Ava Max dhe të tjerë.
Edhe
Harry Styles merr goditje në sy gjatë performancës në Vjenë
Personalietete të ndryshe nga skena e muzikës janë shprehur të pakënaqur me sjelljet e publikut ndaj artistëve që punojnë me shumë mund për t’ua sjellë atyre një performancë sa më të mirë, prandaj nuk po i vlerësojnë këto veprime që mund të shkaktojnë pasoja edhe më të rënda dhe serioze. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë adhuruesve që të tregojnë respekt nëpër koncerte dhe të jenë të matur e kontrolluar gjatë çdo performance, sepse qëllimi kryesor nuk është për të shkaktuar lëndime, por për t’u argëtuar dhe kaluar kohë sa më të mirë duke e shijuar muzikën.
Përgatiti: Edona Binaku