Këngëtarja Ellie Goulding ka përjetuar një shqetësim në një koncert që mund t'i kushtojë me shëndet, shkruan DailyMail.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet se si këngëtarja goditet nga një mjet piroteknik në fytyrë në një koncert.
Teksa këndonte “Miracle” në Festivalin Victorious në Portsmouth, një mjet piroteknik tronditi këngëtaren e cila kërceu dhe bërtiti.
Goulding nuk ka pësuar lëndime dhe ka vazhduar koncertin. Mirëpo, video e kësaj situate fatkeqe u përhap në rrjetet sociale dhe u bë virale.
Muajt e fundit këngëtarë të shumtë kanë pësuar incidente në koncerte. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u godit me celular në kokë, njësoj si reperi Drake.
Artikuj të ngjashëm
-
Katy Perry rrezikon të bie nga flutura gjigante gjatë koncertit, reagon me profesionalizëm
-
Veprimi i çuditshëm i Bebe Rexhës në koncert
-
Harry Styles goditet nga një objekt në fytyrë në koncertin e tij në Vjenë
-
Sjelljet e çuditshme të fansave vazhdojnë, edhe Drake gjuhet me telefon
-
Adele qorton fansat, u thotë të mos i gjuajnë artistët në skenë