Aktori Harrison Ford është duke ndjekur një regjim të ashpër të stilit të jetës, për të xhiruar për pjesën e pestë të filmit të famshëm “Indiana Jones”.
Veterani i Hollivudit, thuhet se po udhëton çdo ditë nga 64 kilometra me biçikletë dhe po ushqehet vetëm me dieta që i japin energji, për të mbajtur trupin në formë për filmin.
Ford, i cili muajin tjetër mbush 79 vjet, po xhiron gjatë gjithë natës, plotë 11 orë, nga 6:00 e pasdites e deri në 5:00 të mëngjesit të ditës tjetër.
Në ora 5:00 të mëngjesit ai kthehet në hotelin në NewCastle, ku po kryhen xhirimet e filmit, fle deri në ora 11:00 dhe pastaj nis prapë rutinën e zakonshme, me aktivitete gjatë gjithë ditës, deri kur nis xhirimet e filmit.
Një burim ka thënë për “Mirror” se është e pabesueshme kjo që po ndodh, pasi siç ka thënë, një regjim i tillë i jetës do të ishte i vështirë madje edhe për një person që ka gjysmën e vjetëve të Fordit.
-
Harrison Fordi pëson lëndime në gjoks gjatë xhirimeve të “Indiana Jones”
-
Fordit i pëlqen të jetë i moshuar dhe nuk dëshiron të jetë i ri përsëri
-
Harrison Ford nuk ka dashur të bëhet i pasur dhe i famshëm
-
Harrison Ford për herë të fundit në rolin e Indiana Jonesit
-
Harrison Ford nuk do të luajë më në filmat “Indiana Jones”