Harrison Fordi ka pësuar një lëndim në gjoks derisa po xhironte një skenë luftimi për pjesën më të re të filmit të famshëm “Indiana Jones”.
Aktori i famshëm hollivudian i është kthyer rolit të tij në moshën 78-vjeçare, për pjesën e pestë të filmit.
Kjo pjesë pritet të jetë e fundit për këtë film ndërkohë që është duke u xhiruar në Britani të Madhe derisa pritet që premiera e tij të shfaqet tek në vitin 2022.
Studioja filmike “Disney” nuk e ka zbuluar nivelin e lëndimit të Fordit mirëpo ka bërë të ditur se xhirimet janë shtyrë për javët e ardhshme.
Ky nuk është incidenti i parë i këtij aktori në setin e xhirimeve. Derisa po xhironte për filmit “Star Wars” shtatë vjet më parë, Fordi kishte pësuar po ashtu një lëndim teksa po luante rolin e tij si Han Solo. Ai kishte thyer këmbën dhe ishte hospitalizuar derisa një gjykatë kishte deklaruar se ai mund të ishte vrarë në këtë rast.
Fordi është përfshirë edhe në një seri tjetër të incidenteve si pilot. Në vitin 2017, ai gabimisht kishte ateruar aeroplanin e tij derisa në bord ishin 100 persona.
Po ashtu, në vitin 2015, ai kishte thyer krahun dhe kishte pësuar disa lëndime në një aksident në Kaliforni.