Showbiz

Harrison Ford po mendon ta luajë rolin e parë televiziv

Harrison Ford është duke e marrë në konsideratë hapin e tij të parë të vogël në ekran për një adaptim të serisë ngjethëse dokumentare “The Staircase”.

Ylli i “Indiana Jones” është duke menduar që ta bëjë projektin, i cili bën fjalë për historinë e një romancieri të akuzuar për vrasjen e gruas së tij në vitin 2001, pasi që ajo vdiq pas një rrëzimi poshtë shkallëve në shtëpinë e çiftit, shkruan KOHA Ditore.

Image

Sipas Deadline, Ford flitet se do ta bëjë gjithashtu edhe producentin ekzekutiv, së bashku me skenaristin Antonio Campos.

Seria dokumentare u publikua në vitin 2004, ndërsa regjisori Jean-Xavier de Lestrade e azhurnoi atë me informacione të reja në vitin 2018.

Image