Platforma Netflix tashmë i ka publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm, “Bruised”, i cili njëkohësisht e shënon debutimin regjisorial të aktores së shpërblyer me “Oscar”, Halle Berry.
Në këtë projekt që vjen me skenar të Michelle Rosenfarbit, Berry përveç si regjisore vjen edhe në rolin e protagonistes, Jackie Justice. Ajo është një luftëtare e artit marcial e cila largohet nga ky sport e turpëruar. Disa vjet më vonë, e shtyrë nga inati dhe keqardhja ajo e gjen veten të detyruar të përfshihet në një përleshje brutale nga menaxheri dhe i dashuri i saj Desi. Kështu, Jackie e tërheq vëmendjen e një promovuesi të ligës së luftimeve i cili i premton asaj t’ia kthejë jetën në rend. Por, gjërat nuk janë kaq të thjeshta, pasi ajo përballet me një situatë më personale kur takohet me djalin të cilin e kishte braktisur si foshnje.
Në dramën e ardhshme amerikane përveç Berryt luajnë edhe aktorët: Adriane Lenox, Sheila Atim, Valentina Shevchenko, Lela Loren, Nikolai Nikolaef dhe Stephen McKinley Henderson.
“Bruised” e shënoi premierën botërore në kuadër të festivalit të filmit në Toronto, ndërsa do të fillojë së shfaquri në platformën e famshme digjitale, nga 24 nëntori i këtij viti.
-
Halle Berry dëshiron të luajë në një film me Zendayan
-
Halle Berry shkakton konfuzion tek fansat, e mohon lajmin e kurorëzimit
-
Halle Berry rikthehet me rol kryesor në një film në “Netflix”
-
Angelina Jolie e luan rolin më emocionues të karrierës në “Couture”
-
Berry: Jam lodhur duke qenë e vetmja afroamerikane me “Oscar” për aktoren më të mirë