Gwyneth Paltrow po e feston dekadën e parë të brendit së saj për lifestyle, Goop, dhe madje duke u zhveshur.
Ylli i filmit Shakespeare in Love shfaqet toples në numrin e nëntorit Women in Hollywood të revistës “Elle”, duke pozuar në një seri veshjesh të stilistëve nga Ralph Lauren dhe Chanel, ndërsa gjatë intervistës, bukuroshja bionde zbulon se ajo nuk i çliroi ambiciet e saj derisa e filloi kompaninë shumë milionëshe nga tryeza e saj e kuzhinës në shtëpinë e saj në Londër.
Me gjithë suksesin e hershëm në karrierë dhe “Oscarin” e fituar, aktorja e pranon se e kishte problem të integrohej në një Hollywood të dominuar nga meshkujt, shkruan KOHA Ditore.

"Në vitet '90, në fillim të karrierës, ishte një fushë shumë e dominuar nga meshkujt," tha ajo. "Ishte e zakonshme të dëgjonit fjalë si, ajo aktore është shumë ambicioze’, si të ishte një fjalë e ndyrë."

47-vjeçarja tani ndien se është një udhëheqëse biznesi falë perandorisë së saj Goop, duke shtuar se koha e saj larg aktrimit gjatë viteve të fundit është shpaguar - kompania e saj ishte vlerësuar në 250 milionë dollarë në vitin 2018, ndërsa Paltrow këmbëngul se kjo shifër është shumë më e lartë.
"Kjo është një shifër e vjetër," thotë ajo. "Sigurisht që është më e lartë."
-
Gwyneth Paltrow tregon mënyrën e pazakontë për t'u përballur me ankthin
-
Gwyneth Paltrow ndihej sikur kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme kur fitoi “Oscarin”
-
Paltrow: Hollywoodi ka ndryshuar pas lëvizjes #MeToo
-
Gwyneth Paltrow thotë se rrjetet sociale i shkaktojnë ankth
-
Brendi i aktores Paltrow shpallet më inovativi nga CFDA