Brendi “Goop” i aktores Gwyneth Paltrow u shpall si brendi më inovativ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës nga CFDA. Ky brend është përshkruar si “markë moderne e stilit të jetesës” që ofron këshilla për mirëqenien, së bashku me rekomandimet e udhëtimit dhe sërë produktesh të pastra me çmime të larta për bukurinë, modën dhe shtëpinë.
Në tetor 2008, Gwyneth Paltrow u ul në tryezën e saj në Londër dhe përpiloi buletinin e parë të stilit të jetesës dhe mirëqenies. Në buletinin që e titulloi “Goop”, çdo javë paraqiste rekomandime personale nga vetja. Aty shkroi edhe për recetën e saj të preferuar për “muffins” me arra e banane.
Ceremonia për ndarjen e çmimeve të modës për vitin 2023, CFDA (Këshilli i Dizajnerëve të Modës në Amerikë) u mbajt të hënën në Muzeun e Historisë së Natyrës në SHBA. Ngjarja që pati për nikoqire aktoren Anne Hathaway, u sponsorizua nga “Amazon Fashion” për vitin e dytë me radhë.

CFDA është themeluar më 1962. Ajo ka mbi 450 anëtarë dhe ka për qëllim promovimin e dizajnerëve amerikanë në botë.
Të tjera çmime që u ndanë ishin:
- “Çmimi për themeluesin më të mirë” të cilin e pranoi Domenico De Sole në nderim të Eleanor Lambert,
- “Çmimin e Medias” e mori Alina Cho,
- “Çmimin e Qëndrueshmërisë Mjedisore” e mori Mara Joffman,
- “Dizajner ndërkombëtar të vitit” u bënë J.W. Anderson dhe Loewe.
- Çmimin “Dizajneri më i mirë amerikan i vitit për aksesorët” e morën binjaket Mary-Kate dhe Ashley Olsen me brendin “The Row”.
- Çmimin “Ikona e Modës” e mori legjenda e tenisit, Serena Williams.

Vitin e kaluar çmimin e inovacionit e kishte marrë Kim Kardashian me brendin e saj për veshje të brendshme “Skims”.