Showbiz

Gwyneth Paltrow thotë se rrjetet sociale i shkaktojnë ankth

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Gwyneth Paltrow, ka thënë se mendon që rrjetet sociale i shkaktojnë shumë ankth.

Ajo ka thënë se për këtë mundohet të mos i përdor shumë ato.

“Mundohem të qëndroj sa më shumë jashtë rrjeteve sociale, sepse kjo më bën të ndjej më pak ankth”, ka thënë Paltrow për Sky News, duke treguar se sa të vështirë e ka të jetë prezent nëpër rrjete sociale tani që ka luftëra nëpër botë.

Ajo ka shtuar se i pëlqen më shumë të lexojë gazetën se sa të bëj “scroll” nëpër platforma të ndryshme të cilat sipas saj shkaktojnë jashtëzakonisht shumë ankth.

“Mendoj se duhet të fokusohemi në gjëra që na bëjnë të ndjehemi mirë dhe të ndjejmë se mund të krijojmë relacione të mira, e të flasim e të qeshim me njerëzit që i duam e të hamë ushqim të mirë. Këto janë mënyrat më të cilat unë tentoj të largoj mendjen time nga çmenduritë që po ndodhin në botë këto ditë”, ka thënë aktorja.

Përgjatë viteve të fundit, ylli, e cila ka më shumë se tetë milionë ndjekës në Instagram, ka lënë anash aktrimin duke u fokusuar në brendin e saj të mirëqenies “Goop”.

Por, ajo ka cekur se mund t’i kthehet aktrimit, pasi djali i saj të shkojë në universitet.

Megjithatë 51-vjeçja ka pranuar se nuk është se i pëlqen aktrimi edhe aq shumë dhe ka cekur se tani është më e koncentruar në punën që bën duke drejtuar brendin “Goop”.