Kantautori i njohur Kosovar, Genc Prelvukaj, e ka publikuar tashmë këngën e tij të re.
Ky projekt titullohet “Atje” dhe vjen i shoqëruar me një videoklip të thjeshtë por domethënës, dhe një tekst mjaft prekës.
“Atje” është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit, “Gentivs II”, ndërsa është videoprojekti i parë për vitin 2021 nga Prelvukaj.
Këngëtari ishte mjaft aktiv gjatë pandemisë me lansimin e këngëve të shumta, si “Eskorta”, “Mungon”, “Lek i madh”, “Hallall e ke” e të tjerë.