Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eni Koçi pjesë e klipit të Genc Prelvukaj

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Artisti bëri të ditur se kënga e tij e radhës do të dalë më 1 nëntor, duke treguar se pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të jetë kënga e parë e Gencit me klip nga albumi i tij i ri “Gentivs II”. “Një moment që kthehet në kujtim të përjetshëm”, ka shkruar ai krahas fotos me Enin.

Ndjekësit e dyshes kanë lënë komente të ndryshme duke i komplimentuar, duke qenë se së fundmi Eni dhe Genci e kanë mbajtur raportin e tyre larg vëmendjes së mediave duke ndarë shumë pak momente me njëri-tjetrin/BW.