Në Londër zuri vend premiera e filmit të ri të regjisorit Christopher Nolan, “Oppenheimer”, ku të pranishëm ishin edhe yjet e këtij projekti të shumëpritur nga publiku, Cillian Murphy, Emily Blunt, Robert Downey Jr., Florence Pugh dhe Matt Damon.
Regjisori i famshëm hollywoodian ia kishte prezantuar Cillian Murphyt një skenar unik duke e bërë atë protagonist të projektit. Është shkruar në perspektivën e vetës së parë, duke përfaqësuar qasjen specifike të Nolanit ndaj filmit të tij për, J. Robert Oppenheimer, fizikanin teorik që mbikëqyri zhvillimin e bombës së parë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aktori Murphy deklaroi se kurrë më parë nuk kishte hasur në një skenar të shkruar kështu. Prandaj menjëherë pasi e kishte lexuar atë, e kuptoi se do të ishte një lloj udhëtimi subjektiv përmes jetës së Oppenheimerit dhe punës së tij, në zhvillimin e bombës atomike. Gjithashtu tregoi se kanë pasur kohë të gjatë për t'u përgatitur për rolet, sepse Christopher preferon t’u kushtojë rëndësi përgatitjeve në filmat e tij, gjë që edhe atij i pëlqen.
Filmin që përfshin sekuenca me ngjyra dhe bardhezi, Nolani e xhiroi me kamerat IMAX, duke ia sjellë një cilësi mahnitëse gjithë kësaj historie, e në veçanti skenës që e shfaq shpërthimin e parë të një arme bërthamore. Regjisori dhe ekipet prapa efekteve speciale të filmit arritën ta rikrijojnë këtë shpërthim, me gjithë shkëlqimin e tij verbues.
“Oppenheimer” fillon shfaqjen nëpër kinema më 21 korrik.
Përgatiti: Edona Binaku
-
“Oppenheimer” debuton në Japoni, fiton 2.5 milionë dollarë
-
“Oppenheimer” – njeriu për kohët tona
-
Prapaskenat e “The Odyssey”: Nga Homeri tek iso-polifonia shqiptare
-
Universal: Filmi i ri i Christopher Nolanit, adaptim i veprës së famshme të Homerit
-
Tom Holland pjesë e filmit të ri të Christopher Nolanit