Nolan e ka shkruar skenarin dhe do të jetë edhe regjisor në këtë projekt, distributor i të cilit do të jetë kompania “Universal Pictures”, e cila si datë e lansimit të filmit e ka cekur muajin korrik të vitit 2026, ka shkruar “The Hollywood Reporter”.
Detaje të tjera nuk janë publikuar, ndërkohë që është raportuar se producentë do të jenë Nolan bashkë me gruan Emma Thomas dhe një tjetër partner.
Bashkëpunimi i ri bashkon Nolanin me studion që e ka bërë dramën, “Oppenheimer”, me të cilën e fitoi çmimin “Oscar”. Filmi i cili ka mbledhur 976 milionë dollarë në mbarë botën, në ngjarjen e ndarjes së çmimeve “Oscar”, ka fituar çmimet “regjisori më i mirë” dhe “filmi më i mirë”.
Filmi “Oppenheimer” shënoi herën e parë që regjisori ka bashkëpunuar me kompaninë “Universal Pictures”, një marrëdhënie kjo e cila ndodhi pasi Nolan u shkëput nga bashkëpunëtori i kamotshëm “Warner Bros” në fund të vitit 2020.
-
Tom Holland për “Odisenë”: Ky është shansi im i fundit për të luajtur rolin e një djali
-
Zendaya mezi pret ta shohë “The Odyssey”: Do të ketë skena që nuk janë bërë kurrë më parë
-
Matt Damon në trailerin e ri të filmit të Christopher Nolanit
-
Matt Damon do të luajë Odisenë në filmin e Christopher Nolanit “The Odyssey”
-
Universal: Filmi i ri i Christopher Nolanit, adaptim i veprës së famshme të Homerit