“Malignant” e mban titullin filmi i ardhshëm amerikan i zhanrit horror, i cili vjen me regji të James Wanit dhe bazohet në një tregim original të shkruar nga Wan, Ingrid Bisu dhe Akela Cooper.
Filmi e rrëfen historinë e një gruaje të quajtur Madison e cila vazhdimisht sheh ëndrra të tmerrshme të vrasjeve, dhe një ditë mëson se në fakt këto vrase po ndodhin me të vërtetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rolet kryesore të filmit vijnë aktorët Annabelle Wallis, Maddie Hasson, Jake Abel, George Young dhe Michole Briana White.
“Malignan” është projekti i radhës i studios “Warner Bros.” që e gëzon fatin e lansimit nëpër kinema dhe në platformën “HBO Max”, në të njëjtën kohë. Por duke qenë një film i mbushur me skena të frikshme, publiku do të mund të bërtas nga frika dhe ta shijojë atë qoftë në atmosferën e kinemasë apo nga ekrani i shtëpisë së tyre, sido që vendosin ta shikojnë atë.
“Malignan” fillon së shfaquri për gjithë adhuruesit nga 10 shtatori i këtij viti.