Filmi i ri, “The Descedants: The Rise of Red”, në të cilin luan shqiptarja me famë botërore, ka thyer rekord shikueshmërie vetëm tre ditë pas publikimit.
Filmi është produkt i gjigantit “Disney”.
Me 6.7 milionë shikime në tri ditët e para të transmetimit, filmi është tani premiera më e shikuar e të gjitha kohërave, ka shkruar “Disney.com”.
Rita ka shpërndarë lajmin në Instastory.

Ky është një numër mjaft i madh për kompaninë filmike, ani pse është e vështirë të krahasohet direkt me tituj të tjerë.
Më herët gjatë këtij vitit, projekti filmik i “Disneyt”, turneu i këngëtares Taylor Swift “The Eras Tour”, debutoi me 4.6 milionë shikime brenda tri ditësh.
Edhe
Rita Ora shkëlqen në premierën e filmit të ri, “Descendants”
Titujt e filmave për fëmijë janë ata që zakonisht i rrisin shikimet në këtë kompani, gjë që është arsyeja pse kolona zanore e filmit “The Descedants: The Rise of red” tashmë ka më shumë së 26 milionë transmetime. Hashtagu “#Descedants” ka grumbulluar më shumë se 95 milionë shikime në SHBA, e 9 miliardë në mbarë botën.
TRAILER:
LEXO EDHE:
-
Rita Ora në rolin e mbretëreshës së zemrave në filmin e ri të Disneyt
-
“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, ndërsa “The Odyssey” bëhet filmi më i suksesshëm i Nolanit
-
“Odiseu” vazhdon të dominojë kinematë me një fundjavë tjetër rekord
-
Rita Ora: Bashkëpunimi me Brandyn ishte ëndërr e bërë realitet