Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi i Halle Berryt nuk do të shfaqet në Netflix

Filmi fantastiko-shkencor i aktores amerikane, Halle Berry “The Mothership” nuk do të publikohet në Netflix, raportojnë mediat amerikane.

Hollywood Reporter tha se Netflix e la në sirtar filmin sepse kërkoheshin rixhirime të rëndësishme.

Bashkëproducentja Berry dhe ekipi i saj përfunduan xhirimet në vitin 2021 dhe publikimi ishte planifikuar për vitin 2022.

Berry dhe Netflix nuk kanë komentuar ende publikisht lidhur me rastin, shkruan BBC.

​Berry në këtë film luan rolin e Sara Morse, se cilës i zhduket burri në mënyrë të mistershme nga një fermë në një zonë rurale.

Edhe Meghan Markle drejt një roli të ri në Netflix Showbiz Meghan Markle drejt një roli të ri në Netflix

Berry pati bërë marrëveshje me “Netflixin” për shfaqjen e filmit në muajin nëntor të vitit 2021.

Revista “People” ka marrë konfirmim se aktorja aktualisht është duke punuar edhe për filmin tjetër të saj “The Union”.