Festivali Glastonbury i cili mbahet çdo vit në Britani të Madhe, këtë vit është hapur me një video mesazh nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në mesazhin e regjistruar paraprakisht, Zelensky kërkoi mbështetje për Ukrainën, raportoi BBC të premten.
"Ne nuk do të lejojmë që lufta e Rusisë të na ndalojë," i tha ai turmës në skenën tjetër përpara se grupi “Libertines” të fillonin performancën e tyre.
"Kjo është arsyeja pse ne ju drejtohemi për mbështetje. Ju kërkoj ta shpërndani këtë video me të gjithë ata, liria e të cilëve është nën sulm”, ka shtuar ai.
Ai u kërkoi festivaleve të "ndihmojnë ukrainasit që janë të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre" duke ushtruar "presion mbi politikanët" në mbarë botën.
“Sa më shumë njerëz të bashkohen me ne për të mbrojtur lirinë dhe të vërtetën, aq më shpejt do të përfundojë lufta e Rusisë”, tha Zelensky.
Edhe
Volodymyr Zelensky u drejtohet yjeve në “Grammy” me mesazh emocionues
Lufta në Ukrainë ka hyrë të premten në muajin e katërt. Që nga 24 shkurti, forcat ruse kanë vrarë mijëra civilë ukrainas, në mesin e të cilëve shumë fëmijë.
A message from President of Ukraine Volodymyr Zelenskyy was just played on the big screens at The Other Stage, shortly before The Libertines’ stage-opening set. #Glastonbury2022 pic.twitter.com/LuXf2FfEBf
— Glastonbury Festival (@glastonbury) June 24, 2022