Të dielën mbrëma në Las Vegas, u mbajt ceremonia e ndarje së çmimeve kryesore në industrinë e muzikës, “Grammy”.
Festa e yjeve u zbeh paksa në momentin kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu adresua të pranishmëve në ceremoni me disa fjalë dhe përditësime rreth luftës në shtetin e tij.
“Muzikantët tanë po veshin rroba ushtarake në vend të kostumeve glamuroze. Ne po e luftojmë Rusinë, e cila po na sjell heshtje tmerruese me bombat e tyre. Vendin tonë e ka pushtuar heshtja vdekjeprurëse. Prandaj, plotësojeni këtë heshtje me muzikën tuaj. Rrëfejeni të vërtetën e kësaj lufte në rrjetet tuaja sociale dhe nëpër televizione. Kërkojmë mbështetjen tuaj në çfarëdo mënyrë që keni mundësi, por jo duke heshtur. Dhe më pas paqja do të vijë në të gjitha qytetet tona”, tha ai.
Zelensky gjithashtu e përmendi faktin se numri i fëmijëve të lënduar dhe të vrarë si pasojë e luftës, është duke u rritur dukshëm me kalimin e ditëve. Presidenti 44-vjeçar, ka bërë një mori thirrjesh për mbështetje të Ukrainës, prej pushtimit të këtij shteti nga Rusia më 24 shkurt.
Zelenskyy delivers an impassioned video message at the Grammys: "Our musicians wear body armor instead of tuxedos. They sing to the wounded. In hospitals."pic.twitter.com/Wi9u7nZehe
— MeidasTouch.com (@MeidasTouch) April 4, 2022
-
Festivali “Glastonbury” hapet me një mesazh nga Volodymyr Zelensky
-
Amerikanët s’e kursejnë as sot Zelenskyn për veshjen, çka i thanë?
-
Veprimi i “çuditshëm” i Zelenskyt në Samitin e NATO-s ku takoi Trumpin
-
Zelensky fton Trumpin ta vizitojë Ukrainën para çdo marrëveshjeje për paqe
-
Zelensky urdhëron zyrtarët e tij të kërkojnë sqarime nga SHBA-ja për pezullimin e ndihmës