Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fëmijët e Emily Blunt nuk impresionohen nga karriera e saj në Hollywood

Emily Blunt

Emily Blunt

Foto: Associated Press

Aktorja Emily Blunt ka treguar me humor se vajzat e saj nuk e shohin me ndonjë entuziazëm punën e saj si aktore, pavarësisht sukseseve të shumta në Hollywood.

Gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live!, 42-vjeçarja, e cila së fundmi ka luajtur në filmin “The Smashing Machine”, rrëfeu se njëra nga vajzat madje është stepur kur e ka parë me grimin e plotë të një fotosesioni.

Blunt, nënë e Hazel, 11 vjeçe, dhe Violet 9 vjeçe, ka thënë se të dyja ishin prapa skenës për ta përkrahur, para se ajo të dilte në skenë teksa bënte shaka me publikun.

“Ato ishin aty, duke bërë me duar shenjën e zemrës, para se të dilja. Pastaj unë bëra sikur po vjellja… dhe dola në skenë”, ka thënë ajo.

Edhe Jimmy Kimmel, i cili ka katër fëmijë, pranoi se fëmijët e tij nuk e marrin seriozisht punën e tij. Ai e pyeti Bluntin nëse mendon që fëmijët e dinë se sa kanë qejf t'i marrin në punë.

Edhe Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë Showbiz Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë

“A mendon se fëmijët tanë e kuptojnë sa qejf është kur i marrim në punën tonë, krahasuar me kohën kur ne shkonim te puna e prindërve tanë?”, ka pyetur Kimmel.

Aktorja u përgjigj se shpreson që një ditë ta vlerësojnë këtë, duke kujtuar punën e të atit si avokat penal.

“Unë shkoja ta shihja babanë tim në punë, dhe ishte diçka goxha mbresëlënëse”, ka thënë ajo.

Më pas, ajo tregoi një moment të çuditshëm kur pas një fotosesioni për kopertinën e një reviste, kishte shkuar në shtëpi ashtu siç ishte e grimosur.

“Kam kaluar gjithë ditën me njerëz që më thoshin: ‘Oh zot, sa e fortë je. Duket mahnitëse. Je shumë e bukur, Emily’. Dhe hyra në apartamentin tim ende me atë grim. Vajza ime e madhe, Hazel, tha: ‘Ew’. Ndërsa e vogla, Violet, tha: ‘Mendoj se dukesh bukur, mami’. Kështu që, e kam kthyer të paktën njërën prej tyre në anën time”, ka treguar aktorja.

Edhe Jennifer Garner flet për ndikimin që pati ndarja nga Ben Afflecku në karrierën e saj Showbiz Jennifer Garner flet për ndikimin që pati ndarja nga Ben Afflecku në karrierën e saj

Kimmel qeshi dhe shtoi se gjithmonë ka një fëmijë që të del i mirë.

“Por, në fakt, ata nuk impresionohen nga asgjë… dhe as që duhet, sigurisht”, ka thënë ai.

Emily iu përgjigj duke i thënë se mendon qe kjo gjë  është e “shëndetshme”.

Megjithatë, ajo ka pranuar se janë shpesh prindërit e shoqeve të vajzave të saj ata që reagojnë ndaj famës së saj.

Edhe Lily Collinsit i ka ndryshuar stili prej se është bërë nënë Showbiz Lily Collinsit i ka ndryshuar stili prej se është bërë nënë

“Ngandonjëherë prindërit përpiqen t’i bindin duke u thënë: ‘Ajo është Mary Poppins’. Dhe unë jam aty me veshje sportive, ndërsa vajzat e mia thonë: ‘Jo, s’është. Apo shpresoj të mos jetë’”, ka treguar ylli.

Blunt i ka dy vajzat me bashkëshortin e saj, aktorin dhe regjisorin John Krasinski.