Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fansat i kërkojnë Rihannas që ta ftojë Britney Spears në “SuperBowl”

Britney Spears është më e kërkuara për t’u bërë mysafire në performancën e Rihannas në finale të “Superbow;” që do të mbahet më 12 shkurt.

Rezultati ka dalë nga një sondazh që ka zhvilluar “VegasInsider” në SHBA, i cili ka nxjerrë se Britney është më e preferuara për t’i bashkuar Ririt në performancë.

Ylli i Popit, Britney ka marrë më së shumti vota, apo 22.6 për qind kur fansat janë pyetur se kush është këngëtari të cilin Rihanna duhet ta ftojë, bazuar në bashkëpunimet që këngëtarja ka pasur ndër vite.

Pas Britneyt është radhitur reperi Eminem, me 19.46 për qind. Bashkëshorti i Rihannas, ASAP Rocky është radhitur i treti, me 14.53 për qind, ndërkaq Drake i katërti me 12.54 për qind.

Rihanna ka bashkëpunuar me Britneyn në remixin e këngës “S&M” i cili për një kohë ka kryesuar top listën e Billboardit.

Image