Chris Martin mezi pret të shikojë performancën e Rihannas në pjesën e parë të “Super Bowl”.
Këngëtarja 34-vjeçare do të performojë në pjesën e spektaklit të ndeshjes finale që do të zhvillohet të dielën dhe Chris e ka cilësuar atë si “këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave”.
"Unë nuk e njoh shumë mirë Rihannën. Unë jam kryesisht një fans, dhe kemi performuar me të disa herë, dhe ke të drejtë, është gjithnjë e më e rrallë që ajo thjesht të këndojë, gjë që e bën atë edhe më të veçantë, dhe në një mënyrë të çuditshme, kjo tregon se ajo me të vërtetë dëshiron ta bëjë këtë. Askush nuk mund ta detyrojë Rihannën të bëjë asgjë në këtë pikë, dhe kështu mendoj se duhet të jesh idiot që të mos e pranosh që ajo është më e mira këngëtare e të gjitha kohërave”, ka thënë për Apple Music 1 frontmeni i grupit të famshëm “Coldplay”.
Rihanna ka deklaruar në një ngjarje të enjten se mezi pret të performojë para djalit të saj në “Super Bowl”.
Krijuesija e hitit "Rude Boy" e cila lindi një djalë në maj të vitit të kaluar ka deklaruar se kur bëhesh nënë ka një forcë që të shtyn të mendosh se mund të përballesh me botën.
“Mund të bësh gjithçka dhe Super Bowl është një nga skenat më të mëdha në botë. Pra, sado e frikshme që ishte, ka diçka emocionuese, dhe është e rëndësishme për mua ta bëj këtë vit. Është e rëndësishme për përfaqësimin. Është e rëndësishme që djali im ta shohë këtë”, është shprehur këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi.